Dua Lipa duket tejet tërheqëse teksa i reziston të ftohtit në New York veshur me një pallto elegante

0
Gjigandi

Dua Lipa u pa e veshur me një pallto të hirtë me detaje të zbukuruara me gëzof rozë teksa doli në New York të mërkurën mbrëma.

Këngëtarja e muzikës pop, 27-vjeçe, tërhoqi vëmendjen me pallton mbresëlënëse, të cilën e kombinoi me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe pantallona të gjera, shkruan DailyMail.

Kjo dalje e saj vjen disa ditë pasi u zbulua ekskluzivisht nga DailyMail të dielën se babai i këngëtares kontaktoi Katarin në lidhje me ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror 2022 – duke negociuar me yllin shqiptar pro-LGBTQ+ e cila deklaroi se refuzoi të performonte në ngjarje për shkak të historisë së të drejtave të njeriut në vend.

Dua Lipa

Vetëm disa ditë pas rrjedhjes së mesazheve, këngëtarja e hitit “Levitating” e pushoi dramën e shumëpërfolur në media teksa po dilte me gëzim nga hoteli i saj.

Image

RonaTyra
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare-britanike mbante me vete një çantë të markës “Chanel”, teksa dilte nga hoteli i saj.

Për aksesorë ajo zgjodhi një varëse me gjerdan dhe zinxhirë argjendi, gjersa kishte aplikuar një manikyr festiv të kuq në gishtërinjtë e saj.

Për makijazhin, ajo u kujdes që të dukej e thjeshtë me pak elemente në ftyrën e saj.

Image

Dua Lipa

Këngëtarja e hitit “New Rules” i la flokët e saj të zeza në valë të lirshme.

Në fillim të kësaj jave, Lipa mori pjesë në ngjarjen “Variety Hitmakers” më 3 dhjetor në Los Angeles.

Në këtë ngjarje, ajo mori çmimin “Krijuesja muzikore e vitit” për vitin 2022 për suksesin komercial të këngës së saj hit me Elton John, të titulluar “Cold Heart – PNAU Remix”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu