Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të kthehet në kompleks të mirëfiltë kulturor

0
Gjigandi

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) do të shërbejë dhe si kompleks kulturor. Projekti i ri i DPA-në synon kthimin në një qendër shumëfunksionale edukimi, duke i bashkëngjitur asaj një Muze Arkivor, një teatër/kinema të hapur dhe një hapësirë studimi rekreative.

Në prezantimin e projektit ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjitikës, Belinda Balluku, kreu i DPA-së, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, historianet Valentina Duka, Pranvera Dibra, Esmeralda Kolaneci dhe një grup akademikësh.

Kreu i Drejtorisë së Arkivave prezantoi risitë e ndryshimeve në këtë institucion.

“Sikurse çdo fundvit, Drejtoria e Përgjitshme e Arkivave po bën një reflektim. Sivjet ndamë mendjen për të qenë së bashku me studentë për të prezantuar dy projekte madhore. Është Arkivi që duhet të shkojë pranë rinisë, me mediumet që duhen. Në praninë tuaj, studentë të nderuar, zëvendëskryeministrja Balluku, profesoresha, prezantojmë një projekt jokonvencional, i cili ka si lajtmotiv se Arkivi zotëron gjithçka. Përmes arkivave mund të prezantojmë jo vetëm historinë e vendit tonë, por edhe atë të jetës shoqërore të vendit. Në këtë hapësirë nuk kemi si qëllim vetëm studiuesit, por të gjithë qytetarët që përveçse ju ofrohet një alternativë kultuore, mund edhe të zbaviten.”- tha Bido.

Zëvendëskryeministrja Balluku, në fjalën e saj, vlerësoi rolin e arkivave në seriozitetin e shtetit.

RonaTyra

“Thuhet se Arkivat janë tempujt e kujtesës. Megjithatë, unë do thoja se Arkivat janë bazat e një shteti serioz. Arkivat janë thelbësore për një shtet, ndaj edhe qeveria shqiptare duke nisur nga viti 2013 ka vënë në fokus Arkivën shqiptare, duke e ndryshuar cilësisht këtë fushë të rëndësishme të shtetit. Digjitalizmi është një kërkesë e përditshme, të cilës i jemi përgjigjur. Të mos harrojmë se të rinjtë janë ata që sjellin inovacionin. Mënyra se si ju jetoni, na detyron ne më të rriturve që t’ju përgjigjemi, duke sjellë modernizimin në disa sektorë. Arkivën e kemi parë gjithnjë me atë murin rrethues, ku askush nuk mund të afrohej, ndërkohë me këtë projekt, hapen dyert dhe qytetarët janë tashmë pjesë e Arkivës.”– u shpreh Balluku.

Në ambientet e Muzeut Arkivor, që pritet të hapë dyert së afërmi, vizitorët jo vetëm do të mund të mësojnë mbi të kaluarën e vendit, por do të arrijnë të vihen në kontakt me të. Muzeu do të jetë më tërheqës për të rinjtë, në sajë të teknikave interaktive që ndërthurin novacionin me historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare.

Duke patur një formë kubike, Muzeu ka favorizuar një modelim simbolik të sipërfaqes së tij. Përgjatë dyshemesë, do të gjenden të shkruara në xham shprehje të shkurtra të personaliteteve shqiptare më të rëndësishme në histori, metaforikisht ekuivalente me themelet mbi të cilat ecim. Në qendër do të jenë të vendosur ekzibitorë elektronikë dhe joelektronike, të cilët do të tregojnë të kaluarën historike përmes një komponenti arkivor. Në kënd, do të gjenden ekzibitorë të tjerë që do të përcjellin histori njerëzore të shoqërisë sonë. Ndërsa, në formën e një ombrelle elektronike, do të shfaqen në pjesën e sipërme të dhëna mbi veprimtarinë e institucionit tonë.

Krahas kësaj ekspozite të përhershme, i është kushtuar një hapësirë e caktuar edhe ekspozitave të përkohshme, të cilat do të trajtojnë fenomene shoqërore, periudha dhe figura historike. Pjesë e projektit është krijimi i hapësirës së studimit në natyrë dhe teatrit/kinemasë së hapur prej 150 vendesh.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu