Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Kosova ka fakte, të cilat dëshmojnë se shteti dhe ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Siç tha ai, qëllimi i tyre ka qenë të krijohet një realitet i ri në Kosovë.
Hoxha bëri të ditur se po hetohet edhe përfshirja e mundshme e disa personave që mund të jenë nga Rusia. Gjatë intervistës, Hoxha foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-in gjatë sulmit në veri, si dhe sfidat në monitorimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
https://www.evropaelire.org/a/32623042.html
p.c. / ABC24.AL