Drejtoresha në arrati, banka në hetim nga SPAK. Raiffeisen Bank feston 20 vjetorin me dengje parash dhe puro kubaneze!

0
Gjigandi

Raiffeisen Bank siç mësohet nga faqja zyrtare ka festuar 20 vjetorin por pak jave me pare ka qene portali Priza.al qe ka sjelle ne vëmendje te lexuesve një artikull ku një mal akuzash ngrihen për këtë banke qe shpeshherë është lakuar për keq ne portale apo rrjete sociale. Kupola e Raiffeisen Bank u harbuar disa ditë më parë, duke festuar mbylljen e vitit me puro kubaneze, alkool, valle, muzikë dhe pas feste, disa prej tyre, me ekstazi, viza kokaine, orgji dhe dengje parash. Në një mënyrë krejtësisht të veçantë ka festuar drejtoresha e Raiffaisen Bank në Kombinat, Esela Metaj, e cila është zhdukur që në 24 nëntor të këtij viti, bashkë me miliona euro që ka vjedhur nga llogaritë e klientëve, në bashkëpunim me disa arkëtare. Priza.al raporton se, teksa kupola e Raiffeisen Bank, Christian Canacaris, Erion Serti,Vilma Baçe dhe Alexander Zsolnai harbohej në festë, SPAK po kryen veprimet e fundit hetimore për aferën CEZ.Sipas po të njëjtit burim, Raiffeisen Bank ka një rol aktiv dhe me rëndësi në historinë e vjedhjes së parave publike para, gjatë dhe pas privatizimit të OSSH.Në shkelje flagrante të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, Raiffeisen Bank është përdorur nga protagonistët e kësaj historie korrupsioni si lavatriçe dhe rrugë për vjedhjen e parave publike. Nuel Kalaj ishte sekseri mes CEZ dhe qeverisë Berisha për privatizimin e 75 % të aksioneve të OSSH nga çekët. Nga janari 2008 deri në qershor të vitit 2009, Nuel Kalaj ka tërhequr nga Raiffeisen Bank 6.8 milionë euro dhe i ka nxjerrë jashtë vendit, pa i deklaruar paratë në kufi, pa fatura, pa dokumentacion etj. Raiffeisen Bank ka bashkëpunuar me grupin e hajdutëve me kollare dhe Nuel Kalajn.Banka dhe kupola e saj nuk kanë raportuar në organet ligjzbatuese për transaksionet e dyshimta dhe të paligjshme, por është bërë mburojë e aktivitetit kriminal. Protagonistët e kësaj afere i shpëtuan ndëshkimit ligjor. Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave u kujtua 9 vite me vonë, duke gjobitur Raiffeisen Bank me një gjobë 3 milionë lekë, sa një bakshish. SPAK ka marrë në dorë këtë dosje. Mbetet për t’u parë nëse edhe kësaj here kupola e Raiffeisen Bank do t’ia hedhë ‘pa u lagur’. Raiffeisen Bank është përfshirë në pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit me kulla, resorte, biznese dhe madje edhe në media, përmes kredive fiktive. Raiffeisen Bank del në shumicën e dosjeve të SPAK për sekuestrimin e pasurive të subjekteve të ligjit anti-mafia.Nga ana tjetër, prej disa vitesh, dy raporte të Fondacionit Hermitage dhe Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit akuzojnë Raiffeisen Bank për transaksione të paligjshme me qëllim pastrimin e parave me origjinë nga Rusia./Priza.al

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu