“Drejtësi për 3-vjeçarin”, dhjetra qytetarë në protestë para klinikës së mjekut Roland Xhaxho!

0
Gjigandi

Dhjetra qytetarë janë mbledhur sot në një protestë përpara klinikës së mjekut Roland Xhaxho, ku pak ditë më parë humbi jetën një fëmijë 3-vjeç.

Mes qytetarëve, në protestë janë të pranishëm edhe familjarët e djalit të ndjerë, të cilët janë shprehur se kërkojnë drejtësi për humbjen e vogëlushit të tyre.

Familjarët fajësuan mjekun Xhaxho, i cili i administroi narkozën djalit 3-vjeçar dhe gjatë disa orëve ndërhyri në 14 dhëmbë.

Por në një reagim të tijin, mjeku tha se djali kishte dalë i zgjuar nga klinika dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar pasi kishte shkuar në banesë. Ai gjithashtu tha se djali kishte pasur probleme me zemrën, për çka kishte kryer edhe ndërhyrje.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu