Nëpërmjet një postimi të bërë ne rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është në përgatitjet e fundit të mbajtjes së takimit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Sipas Ramës, ky aktivitet zhvillohet për herë të parë në Tiranë, jashtë kufijve të Bashkimit Evropian “me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”.
“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.