Drama e adoleshencës së Getinjos – S’e pa kurrë më vajzën me të cilën po prisnin një fëmijë

0
Gjigandi

Reperi i njohur kosovar, Getinjo, tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP Kosova.

“Ajo”, ishte kënga e parë e Getinjos me të cilën ai u bë shumë i njohur për publikun.

Por, se ajo ishte më shumë se vetëm një këngë, këtë Getinjo e pati treguar vetë në rubrikën “5 data” në “Prive”.

Kjo këngë ishte e bazuar në ngjarje të vërtetë, që i kishte ndodhur atij gjatë periudhës së adoleshencës.

Getinjo ishte dashuruar me një vajzë, me të cilën pas pak kohe e kuptoi se po prisnin një fëmijë.

RonaTyra

Por, jo gjithçka shkoi mirë, vajza dhe Getinjo i prishën raportet, teksa ky i fundit është shprehur se ka informacion se ajo ka abortuar, ka ikur jashtë vendit me familjen e saj dhe nuk e ka takuar më kurrë, përcjell Klankosova.tv.

“Kemi gabuar, s’mund të themi se nuk kemi gabuar, se me kast e kemi bërë.  Kënga është 100 për qind e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këtë e dinë edhe shokët e mi të ngushtë. Ata bëjnë hajgare shpesh me mua për këtë punë, sepse atë çikën nuk e kam parë kurrë më. Është larguar me gjithë familjen jashtë vendit”.

“Informacionin që unë e kam marrë është se ajo ka abortuar. E tash shokët gjithë më ngacmojnë që paramendo tash vjen një fëmijë edhe të thotë ‘hej babi, këtu jam, ty të kam babi”, është shprehur ai.

Getinjo e ka përshkruar edhe procesin e publikimit të këngës, për të cilën ai u shpreh se ka ndodhur pa pëlqimin e tij, përcjell Klankosova.tv.

“E kam pas bërë një këngë, e kam treguar gjithë storien që më ka ndodh me të, edhe e kam bërë vetëm për t’ia dërguar asaj, nuk e kam bërë me e vendosë diku, sepse më vinte marre ta dëgjonte dikush. Kënga ka dalë pa pëlqimin tim dhe u bë e madhe. Krejt Ferizaji u infektua me këtë këngë”, ka thënë ai.

Tutje, reperi i njohur ka treguar edhe për vështirësitë financiare gjatë periudhës kur vendosi ta realizonte videoklipin e këngës “Ajo”.

“Vendosa me ia bë klipin me plot mundime, se kam qenë ‘broke’ në atë kohë edhe e kam bërë në Maqedoni klipin edhe e kam publiku, i kam bërë 1 milion klikime për një kohë shumë të shkurtër. Do të thotë suksesi im i parë me një këngë që ka dalë pa dashje, eci mirë”, është shprehur tutje Getinjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu