Ky po që ishte ‘rich flex’, Drake!
Reperi është shfaqur me një varse të re në publik që po komentohet kudo dhe jo pa arsye. Sepse nuk është një varse e zakonshme.
Varsja përbëhet nga unaza fejese me të cilat Drake ka dashur tu propozojë ish-të dashurave të tij, por nuk e bëri kurrë një propozim. Dhe e dini sa herë ka qenë gati për tu fejuar? Plot 42 herë!
Eksperti i bizhuterive Alex Moss ndau një video në Instagram ku tregonte një varse verbues diamanti, me dhjetëra unaza fejese duke shkruar: “Pjesa e re e titulluar “Fejesat e mëparshme” për të gjitha rastet kur ai mendoi për të propozuar dikë, por nuk e bëri kurrë. 42 unaza fejese”.
Varsja e Drake – që mori më shumë se një vit për t’u përfunduar – ka 42 gurë dhe 351,38 karat në diamante. Për të është përdorur ar i bardhë 18 karatsh. Varsja është përshkruar si “një mrekulli e vërtetë e botës së bizhuterive” dhe një “vepër arti monumentale”.
Ndërsa muzikanti – i cili ka djalin Adonis, 5 vjeç, me Sophie Brussaux – kurrë nuk ka konfirmuar publikisht ndonjë fejesë, ai më parë ka qenë në lidhje me SZA në 2008-2009 dhe me Rihannën nga 2009 deri në 2016. Lidhje të tjera nga ai nuk janë konfirmuar.
Që kur varsja u zbulua në mediat sociale, fansat kanë spekuluar në komente se të paktën një nga gurët duhet të përfaqësojë marrëdhënien e tij me këngëtaren e “Diamonds”. Në fund të fundit, kur i dha Rihannës çmimin ‘Michael Jackson Video Vanguard’ në ‘MTV Video Music Awards 2016’, Drake tha: “Ajo është një grua me të cilën kam qenë i dashuruar që kur isha 22 vjeç”.