Dosje sekrete në ish-zyrën e Biden, Drejtësia nis hetimet, reagon Trump

0
Gjigandi

Departamenti amerikan i Drejtësisë po mbikëqyr disa dokumente të klasifikuara të gjetura në një ish-zyrë të presidentit Joe Biden.

Rreth 10 dosje u gjetën në një raft të mbyllur në qendrën “Penn Biden” në Uashington në nëntor, të cilat iu dorëzuan Arkivës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Paraardhësi i Biden, Donald Trump, i cili po përballet me një hetim për marrjen e dokumenteve të klasifikuara në rezidencën e tij në Florida, ka reaguar duke shtruar pyetjen se kur agjentët federalë do të bastisin shtëpinë e Biden, sikurse bënë me vilën gjigante të tij në Mar a Lago.

Sipas mediave amerikane, FBI u përfshi në hetimin mbi dokumentet e gjetura në qendrën “Penn Biden” dhe kryeprokurorit Merrick Garland i është kërkuar t’i mbikëqyrë ato.

Një avokat i presidentit Biden ka deklaruar se ato lidhen me periudhën kur ai ka qenë zëvendës president. Por mbetet e paqartë se me çfarë kanë të bëjnë, niveli i klasifikimit, apo përse ndodheshin aty.

RonaTyra

Një burim i afërt me çështjen, i cili ruajti anonimatin, deklaroi për “CBS Neës” se dokumentet nuk përmbanin sekrete bërthamore dhe ndodheshin në një kuti, së bashku me dokumente të tjera të deklasifikuara.

Zbulimi i dokumenteve ndodhi pak përpara zgjedhjeve të mesmandatit nga avokatët e Biden, të cilët po sistemonin zyrën.

Biden e mbajti këtë zyrë, që ndodhet rreth 1 milje larg Shtëpisë së Bardhë, nga viti 2017 në 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu