Nisi sot aplikimi për 300 vende, për “Patrullë të Përgjithshme” në Kolegjin Profesional, në Akademinë e Sigurisë, me qëllim plotësimin e vendeve të lira në të gjitha drejtoritë vendore të Policisë.
Aplikimet janë të hapura deri në datën 30 nëntor 2023. Secili nga aplikantët duhet të dorëzojë dokumentacionin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë, ku ai ka vendbanimin e përhershëm. Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 aplikantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë. Autoritetet bëjnë me dije se aplikantët e shpallur fitues në muajin qershor të vitit 2023, të cilët janë në listë pritjeje, nuk duhet të konkurrojnë, pasi ata do të vazhdojnë procesin e shkollimit, në fillim të vitit 2024.
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të jetë jo më shumë se 30 vjeç;
- Të jetë me gjatësi jo më pak se 165 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
- Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.
- Formularin e aplikimit;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;
- Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit.
- Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor.
- Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.
- Testimi me shkrim;
- Testimi i aftësive fizike;
- Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;
- Testimi psikologjik;
- Kontrolli shëndetësor;
- Marrja e shenjave të gishtave;
- Verifikimi përfundimtar i aplikantit.