Prokuroria ka firmosur urdhër-arresti për kryetarin e shkarkuar tashmë të Bashkisë Vorë Agim Kajmaku.
googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });
Urdhër arrestin e ka shpallur gjykata e Tiranës.
Kajmaku, akuzohet për kryerjen e veprave penale, Shpërdorim detyre, sipas nenit 248 te Kodit Penal, falsifikimi i formularëve, neni 190 i Kodit Penal, dhe Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës, neni 249 i Kodit Penal.
Ish-kryebashkiaku akuzohet se gjatë kësaj kohe ka shkarkuar nënkryetarët edhe pse KQZ e kishte shkarkuar.
Kajmaku u shkarkua më herët nga KQZ nga posti i kryebashkiakut të Vorës.
Kajmaku pas denoncimit të PD-së, u verifikua nga prokuroria se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij.
Agim Kajmaku, pas akuzave, ka pranuar më herët se ai është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor. Pas verifikimeve të kryera edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kajmaku thekson se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Vijon…