Vogëlushja Laila ngriu nga i ftohti në krahët e babait të saj teksa përpiqeshin të largoheshin nga lufta në Siri. Ajo ishte vetëm 18 muajshe.
E vogla iku nga kjo botë me sytë e hapur, ashtu e ngrirë në krahët e të atit. Fotoja e saj ka sjellë trishtim të madh dhe sytë e saj të hapur janë një turp i madh për botën. I ati u mundua ta largonte Lailën nga një luftë e pamëshirshme, por e humbi.
Familja e saj jetonte në një tendë pa ngrohje. Dimri u bë i akullt. Edhe pse i ati e mbështolli me gjithë rrobat që kishin Laila nuk mbijetoi dot. Spitalin e kishin me mijëra kilometra larg.
Por i ati nuk u ndal ai vrapoi e vrapoi me Lailën në krah, derisa sa arritën në klinikën Shifa. Mjeku Adnan tha:
Ne i ndamë ata me vështirësi të mëdha. Kishte ngrirë në krahët e të atit. E pamë fytyrën engjëllore të Lailas, por ajo kishte ngrirë. U munduam t’i dëgjonin rrahjet e zemrës, por ajo kishte vdekur. Sytë e saj turpërojnë botën, Laila ngriu në arrati.’’
Më tej mjeku ka thënë:
Dhe ne rrimë ulur pas ngrohësve tanë dhe nën çatitë e shtëpive tona.’’
6.2 milion njerëz kanë ikur nga Siria vitet e fundit.