Pas një pushimi disa vjeçar, Gentjan Pjetri ose siç njihet ndryshe me nofkën ‘Doktori’ u rikthye në ekranet e televizioneve shqiptare, ku aktualisht është bashkëprezantues i një emision mëngjesi në ‘Kafe shqeto’.
Pas deklaratës së bujshme të jetës së tij ku tregoi një periudhë të errët që pati kaluar jashtë profesionit, së fundmi Pjetri ka bërë një tjetër deklaratë.
Në një bisedë normale me të ftuarin e tij komedianin Uljad Bërdica, duke lënë pas shakatë ai u shpreh se ishte i birësuar nga një familje në Shkodër dhe se prindërit biologjikë të tij nuk i njeh.
“Edhe unë jam i birësuar si ti dhe për mua prindërit e vërtetë janë ata që më kanë rritur dhe nuk ekzsiton asnjë tjetër përveç atyre. Ky është një rrëfim që nuk ja kam thënë njeriu dhe tani është hera e parë që e bëj publik.” tha ai.