Ambasadori ukrainas në Bosnjë Hercegovinë dhe Kroaci, Vasilj Kiriliç ka thënë se presidenti i republikës Srpska Milorad Dodik është një nga të paktët politikanë që mban lidhje me Rusinë dhe që pas pushtimit rus të Ukrainës viziton presidentin rus Vladimir Putin.
Kiriliç ka kritikuar ashpër Dodik, pasi i dha dje Putinit urdhrin e RS-së në një gjerdan, urdhër i rangut më të lartë.
“Terroristët i shpërblejnë terroristët”. Shërbëtorët i shpërblejnë zotërinjtë e tyre. Si të parët ashtu edhe të dytët qeverisen nga frika. Me kalimin e kohës, ajo frikë e ha terroristin dhe shërbëtorin”, shkroi ambasadori ukrainas në Twitter.
Dodik deklaroi se e nderon Putinin, sepse presidenti rus është përgjegjës për patriotizmin dhe dashurinë për RS-në, si dhe për zhvillimin e marrëdhënieve politike dhe miqësore midis RS dhe Rusisë.
Edhe Bashkimi Europian reagoi pas këtij gjesti të Dodik.
“Putini ka zhvilluar dhe forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet politike dhe miqësore midis Republikës Srpska dhe Rusisë”, tha presidenti serb i Bosnjës, Milorad Dodik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Banja Luka.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ky vendim i udhëheqjes së Republikës Srpska është i gabuar dhe për të ardhur keq”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë për mediat, pasi u pyet nga gazetarët.
j.l./ dita