“Do të hakmerremi për veprimet e Hamasit”- Trump reagon për sulmin në Izrael: Lufta ndodhi se SHBA i dha Iranit 6 miliardë dollarë!

0
Gjigandi

Donald Trump është shprehur se sulmi i përgjakshëm i Hamasit ndaj Izraelit është një “akt i egër që duhet të shtypet”, ndërsa cilësoi më tej Joe Biden si një lider të dobët dhe joefektiv.

Ish-presidenti, duke folur në tubimin e tij presidencial në Cedar Rapids, të shtunën, dënoi sulmet dhe e përdori atë si një mundësi për të goditur edhe një herë rivalin e tij politik.

“Pushtimi i terrorit në  territorin izraelit dhe vrasja e ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë është një akt i egër që duhet të shtypet dhe do të bëhet, dhe do të hakmerret”, tha ai. “Si president, unë do të qëndroj edhe një herë me Izraelin. Do t’u presim paratë terroristëve palestinezë në ditën e parë”, deklaroi ai.

Trump shkoi më tej, duke thënë se marrëveshja e pengjeve ishte një katalizator i sulmeve, pasi SHBA i dha atyre 6 miliardë dollarë.

“Lufta ndodhi për dy arsye,” tha ai. “Shtetet e Bashkuara po japin – dhe i dhanë Iranit – 6 miliardë dollarë për pengjet.”

RonaTyra

Në këmbim të lirimit të pesë amerikanëve të mbajtur në Teheran, administrata Biden ra dakord në gusht të lirojë 6 miliardë dollarë në fondet e ngrira të të ardhurave iraniane të naftës për qëllime humanitare.

Republikani tha në një tjetër tubim në Waterloo, se demokrati Biden e kishte bërë SHBA-në të duket e dobët në skenën botërore.

“Sulmi izraelit u bë sepse ne perceptohemi si të dobët dhe joefektiv dhe me një udhëheqës vërtet të dobët,” tha ai. “Ishte një sulm i madh me shumë njerëz të vdekur në të gjithë vendin. Kush do ta mendonte këtë?”, tha ai ndër të tjera.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu