Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Mal të Zi, pasi u zbulua se ishte pjesëtar i një grupi kriminal.
Mediat vendase shkruajnë se grupi kriminal ku ishte i përfshirë i riu shqiptar kishte planifikuar një vrasje në Budva.
Sipas policisë, besohet se objektivi ishte një anëtar i një prej klaneve të Kotorrit. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 31-vjeçar nga Armenia, ndërsa autoritetet janë në kërkim të një tjetër shtetasi armen, 26-vjeçar.