Do ekstradohet apo jo? Mbahen sot dy seanca gjyqësore për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj

0
Gjigandi

Ditën e sotme, ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj do të dalë para gjykatës.

Ndaj tij do të mbahen dy seanca gjyqësore.

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet në orën 9:45, ku do të vendoset nëse do të ekstradohet apo jo, ndërsa i dyti për revokimin e masës së sigurisë.

Goxhaj, i cili është arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

 

RonaTyra

j.l./ ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu