Dje kualifikoi Marokun me penalltinë e tij spektakolare, dikur Conte tallej nga… pika e bardhë me Hakimi

0
Gjigandi

Achraf Hakimi “mohoi” Antonio Conten dhe shënoi me stil nga penalltia, në ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Marokut të tij në Kupën e Botës. Duke realizuar penalltinë vendimtare me “lugë”, anësori i PSG-së i dha jetë festës, duke eliminuar Spanjën në 1/8 finale dhe fshirë profecinë e ish-trajnerit të tij në kohën e Interit.

Conte, në fakt, në vend që ta bënte Hakimin të ekzekutonte penallti, kishte hipotezuar, me shaka sigurisht, katastrofat më të këqija: “Ai është më i keq se unë nga pika e bardhë, nuk do t’i gjuajë kurrë”.

Kjo profeci e trajnerit italian, pas penalltisë së Hakimit, ka bërë xhiron e botës, po jehon në mënyrë tallëse. Një “hakmarrje” e anësorit maroken ndaj atyre që, duke e vlerësuar për cilësi të tjera, nënvizuan pamundësinë e tij për të qenë i ftohtë dhe vendimtar nga pika e bardhë.

Hakimi Conte

Më 25 prill 2021, pas Inter-Verona 1-0, e vendosur nga një gol i Darmianit, një ndeshje në të cilën Hakimi goditi shtyllën nga goditja e lirë, Conte bëri shaka me marokenit: “Nga larg Hakimi gjuan mirë, por e rëndësishme është që ai nuk ekzekuton penallti. Ai kurrë nuk do të ekzekutojë penallti, të gjithë të tjerët duhet të vdesin para se ta lejojnë atë. Është me të vërtetë më keq se unë nga pika e bardhë, kur luaja futboll”.

RonaTyra

Nuk ishte kështu për trajnerin e Marokut, Regragui, që e zgjodhi atë si goditësin e katërt të penalltive në serinë kundër Spanjës, duke vënë bast gjithçka për karizmën dhe ftohtësinë e tij. Një zgjedhje fituese dhe një anekdotë më shumë për t’u treguar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu