Djali 13-vjeçar i Cristiano Ronaldos, nënshkruan kontratë me sauditët e Al Nasr

0
Gjigandi

Më shumë se një nga familja Ronaldo do të luajë për Al Nasr.

Kjo pasi djali 13-vjeçar i yllit portugez nënshkroi një kontratë me skuadrën U-13 të klubit të Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo Jr. do të nisë stërvitjet në ditët në vijim, ndërsa do të mbajë numrin “7”, ka zbuluar gazetari Fabrizio Romano.

I famshmi CR7 një herë tha: “Djali im më thotë: Babi, prit edhe disa vjet, dua të luaj me ty!”

Vlen të theksohet se babë e bir kanë nënshkruar kontratën e tyre të parë në të njëjtën moshë. Sulmuesi i Al Nassr ishte 12 vjeç kur iu bashkua Sportingut në Portugali dhe Ronaldo Jr është 13 vjeç.

RonaTyra

 

j.l./ ABC24.AL 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu