Luftimet në Izrael dhe Rripin e Gazës kanë hyrë në ditën e katërt.
Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, ndërsa nga momenti kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, pothuajse 700 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.
Teksa sulmet vijojnë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se Izraeli do të përdorë “forcë të madhe” kundër grupit militant Hamas.
Nga ana tjetër Hamasi ka marrë rreth 100 pengje dhe thotë se objektivi i tyre është shkëmbimi i të burgosurve me palestinezët e mbajtur në Izrael.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit urdhëroi më parë një “rrethim të plotë” të Rripit të Gazës, duke ndërprerë furnizimin me ushqim, karburant, energji elektrike dhe ujë.
Ndërkohë po bëhen përpjekje që presidenti palestinez Mahmoud Abbas të vizitojë Moskën, raporton BBC.
“Është arritur një marrëveshje që Abbas do të vijë këtu në Moskë. Ne jemi në pritje të një deklarate zyrtare nga Kremlini… se kur do të bëhet vizita,” thuhet të ketë thënë Abdel Hafiz, i dërguari palestinez në Moskë.
Udhëheqja palestineze është e ndarë midis Autoritetit Palestinez (PA) të Abbas, i cili kontrollon pjesën e Bregut Perëndimor, dhe grupit militant, Hamas, që qeveris Gazën.
j.l./ ABC24.AL