Distata e aleatëve të Belerit: Kush është Harri Douka, kryetari i ri i Athinës

0
Gjigandi

Një distatë totale për dy nga personazhet politike më të rëndësishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale në Greqi. Siç bën të ditur CNN Greek, kryetari i bashkisë së Athinës, Kostandin Bakojanis ka pranuar dhe ka përshëndetur kryetarin e ri, Harri Doukas. CNN Greek thekson se edhe në Selanik kemi ndërrim stafete, ku Stelios Angeloudis fitoi ndaj Konstantinos Zervas. Nipi i kryeministrit Micotaqis, Kostandin Bakojani, kryetar i bashkisë së Athinës dhe kryebashkiaku i Selanikut, Zervas ishin në Himarë ku mbajtën një miting për lirimin e Belerit.

Në Selanik, zoti Angeloudis mori 67% kundrejt 33 të z. Zervas. Në Patra, Kostas Peletidis po shkon drejt rizgjedhjes, pasi mbledh më shumë se 57%.

Me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve vetëqeverisëse në bashki dhe qarqe, rezulton se rezultati është vendosur në bashkitë e Athinës, Selanikut dhe Patrës. Kostas Bakojanis përgëzoi Haris Doukas për zgjedhjen e tij.

Kostas Peletidis rizgjidhet në Patra. Haris Doukas, një profesor i asociuar në Shkollën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (ECE) të Universitetit Teknik Kombëtar të Athinës (NTUA), shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet lokale i mbështetur nga PASOK.

Doukas ishte një kandidat i një liste të pavarur Athens Novv, ku mori mbështetjen e 70 individëve të shquar nga fusha të ndryshme, duke përfshirë politikën, shkencat, artet dhe ekologjinë.Lista e nënshkruesve që mbështetën kandidaturën e Doukas përfshin akademikë të shumtë, përfaqësues nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, artistë, aktivistë mjedisorë, si dhe ish-kryebashkiaku i Athinës, Giorgos Kaminis dhe ish-kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu