Disa metoda shtëpiake për t’i rritur flokët shumë shpejt

0
Gjigandi

 

Përpara se t’i shihni metodat shtëpiake për t’i rritur flokët më shpejt, fillimisht është e rëndësishme ta kuptoni se sa shpejt rriten flokët në mënyrë natyrale.

Sipas ekspertëve amerikanë, flokët rriten rreth 1.25 centimetra në muaj dhe kjo varet nga gjenetika dhe forma e gjëndrave të flokëve – p.sh. flokët aziatike janë më të trashat nëse krahasohen me flokët e njerëzve afrikanë dhe kaukazianë.

Rritni flokët shpejt me vaj kokosi

I përbërë me acide të ndryshme yndyrore, vaji i kokosit i penetron flokët më shpejt dhe më thellë sesa çdo zbutës tjetër, dhe për shkak se është 100% natyral, ju mund ta përdorni atë sa herë të doni pa i dëmtuar flokët.

RonaTyra

Këto janë disa prej përfitimeve që vaji i kokosit i ka në flokët tuaj:

– E stimulon rritjen e flokëve duke penetruar thellë në gjëndra

– Shërben si hidratues i mahnitshëm për flokët e thara

– I shkëlqen flokët

– E redukton humbjen e proteinave në flokë – është i vetmi vaj që e bën këtë

– Përmban veti antibakteriale

Rritja e flokëve me aloe vera

Aloe vera mund t’i forcojë dhe riparojë floket. Provoni ta aplikoni aloe veran dhe ta masazhoni nëpër flokë. Lëreni aty një orë para se t’i lani flokët.

Rritja e flokëve me vezë

Të gjithë e dimë se vezët janë të mira për trupin tonë, por a e keni ditur se flokët dhe lëkura jonë i adhurojnë vezët?

Vezët janë të mbushura me shumë nutrientë, duke përfshirë biotinë, vitaminë A, D.

Përzieni dy të verdhë të vezës me dy lugë gjelle vaj ulliri dhe aplikojeni produktin në flokë.

Lëreni ashtu për 20 minuta pastaj pastroni flokët me ujë të ftohtë dhe shampon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu