Dikur ishte pre e bullizmit, flet Labinot Azemi: Lumturia nuk vjen duke vajtuar të kaluarën, por duke u përpjekur për të ardhmën

0
Gjigandi

Kur flasim për bullizmin, në nënvetëdijën tonë shpërfaqen imazhet e njerëzve të “dobët” përballë egërsisë së dikujt ose disave, ndaj atyre që nuk janë si ata. Ka shumë raste në shoqërinë tonë , në shumicën e rasteve mbahen të fshehura. Labinot Azemi është zëri i të gjithë atyre njerëzve të bullizuar, duke u dhënë kurajo për mos të pasur frikë për të ecur në jetë duke anashkaluar të gjithë ngacmimet ndaj tyre. Me Labinot Azemin realizuam një intervistë për tē folur më shumë për bullizimin dhe projektet e tija në këtë fushë.

“Bota Sot”: Labi na trego pak për ndjesitë e para kur kuptove se ishe pre e bullizmit?

Labinot Azemi: Ndjesitë e para nuk mund t’i përshkruaj lehtë, sepse isha veçse fëmijë, por gjithmonë fjalimet, ngacmimet dhe përqeshjet ishin mjaftueshëm prezente. Ky ishte bullizmi, pavarësisht se nuk kisha dijeni që isha duke u bullizuar si fëmijë, me kalimin e kohës kuptova qe jam pre e bullizmit dhe sigurisht që ka qenë një adrenalinë e tmerrshme dhe frikshme në ate kohë.

“Bota Sot”: Po familja, a ishte në dijenin për ndodhit?

Labinot Azemi: Jo asesi, sepse nuk doja t’i ngarkoja më shumë, ne fakt famija ime më dërgonte në shkollë deri në klasën e pestë, sepse prindi si prind e nuhat gjithçka pavarësisht që nuk ia thotë femijës, por mundohet ta mbrojë në çdo aspekt mundësi e hapsirë; Është e dhimbshme ta kuptoj se qenia që e solli në jetë po i ngacmohet, lëndohet dhe keqtrajtohet nga shoqëria rrethi i tij. Ndaj kam menduar dhe në atë kohë të jem shumë i rezervuar dhe pse isha veçse një fëmijë.

RonaTyra

“Bota Sot”: Labi, po dalim tek dalja jote e parë në publik që bëri jehonë ku do ka shqiptarë,si vendose?

Labinot Azemi: Dalja ime publike i theu gjitha normat fatmirësisht, doli një djalë pa pritur dhe hoqi shumë barriera apo barikada të mëdha në shoqeri dhe guxova të dal , guxova të dal sepse nuk kam frikë të them atë që ndjej, gjërat që më pëlqejnë dhe që dua t’i bëj. Më vjen mirë që beri jehonë të madhe.

“Bota Sot”: Këto ditë u lansua promo e një emisioni që do e udhëheqesh, na trego pak meqë e keni bërë publike?

Labinot Azemi: Po se shpejti do të jem në TV RTI dhe tashmë jam pjesë e asaj shtëpie te madhe që më besuan projektin, autorësinë dhe prezentimin. Do të jem një herë në javë dhe do të jetë nga emisionet me interesante mos te them me të shikuara, sepse është shumë banale të shprehesh ashtu, gjithsesi për mua ka rëndësi mbështetja e publikut dhe jo euforia e madhe që dimë të bëjmë ne, si gjithmonë.

“Bota Sot”: Po së fundi është përfolur se keni prishur miqësinë me disa personazhe publike, sa është e vertetë?

Labinot Azemi: Nuk kam preferu me fol për këtë pjesë kurrë dhe pse është thënë, nuk mendoj se njeriu prish miqësinë me dikë nëse nuk ndodh diçka, ndaj mund të jenë të ftohta, por jo prishje!

“Bota Sot”: Më thuaj kur po fillon emisioni juaj?

Labinot Azemi: Shumë shpejt, gjithçka është gati une jam gati dhe pres mbështetjen nga publiku, shpresoj!

“Bota Sot”: Mesazhi juaj për të gjithë ata që janë bullizuar dhe janë në kërkim të lumturisë.

Labinot Azemi: Të bëjnë paqe me vetën, ta duan vetën dhe të punojnë fort, lumturia nuk vjen duke vajtuar të kaluarën, por duke u përpjekur për të ardhmën më të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu