Dikur e tallnin, sot modelja fiton 12,700 $ në muaj

0
Gjigandi

Apollonia Llewllyn është një modele 20-vjeçare e cila i fiton miliona duke shitur fotografi të sajat me veshje intime.

Ajo deklaron se fiton deri në 12,700 $ në muaj vetëm prej shitjes së fotografive të saj online dhe është gjithmonë duke shijuar pushime luksi dhe madje edhe ka depozituar para për blerjen e një shtëpie.

Apollonia fiton menjëherë 30 dollarë sapo dikush regjistrohet në faqen e saj OnlyFans, dhe kjo i mundëson asaj pushime luksi në Nju Jork dhe Santorini dhe përse jo, kush nuk do e bënte.

Modelja merr para edhe për interaktivitetin e saj me fansat duke mbledhur nga 6 $ deri në 255 dollarë për çdo veshje intime që ekspozon dhe për çdo mesazh të dërguar dhe marrë.

Po ashtu Apollonia fiton të ardhura edhe duke realizuar kalendarë me fotografi të saj të publikuara me bikini dhe veshje intime.

RonaTyra

Bukuroshja 20-vjeçare nuk ka qenë përherë kaq mirë me jetën e saj pasi kur ishte adoleshente e quanin ‘obeze dhe të shëmtuar’.

Është dashur shumë për të derisa të kthehej në një model frymëzimi për shumë të rinj.

Apollonia, nga Barnsley, South Yorkshire, tha:

Këtë vit dua të shkoj me pushime plot 12 muaj të vitit. Deri më tani kam bërë pushime vetëm një herë në muaj. Për Krishtlindje këtë vit shpenzova 7,000 dollarë. Kjo nismë më ka ndryshuar plotësisht jetën. Kam pasur përherë të ardhura por jo kaq shumë. Unë kam shitur shumë gjëra atje, njerëzit kanë blerë bikini, veshje intime, këpucë të përdorura etj.

Apollonia tregon se si fillim ngurroi të regjistrohej tek kjo faqe pasi mendoi se do të duhej të publikonte edhe foto nudo.

Por pasi u këshillua me një miken e saj që fitonte të ardhura në mënyrë të rregullt vendosi të provonte dhe si duket pati shumë sukses.

Burimi: Ldbible

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu