Dhunimi i 22-vjeçares, Ambasada Keniane mbërrin në Policinë e Tiranës

0
Gjigandi

Në komisariatin numër 1 në Tiranë kanë mbërritur përfaqësues të Ambasadës Keniane në Romë, për tu informuar në lidhje me hetimet për dhunimin barbar të 22-vjeçares Joy.

Burime thanë se përfaqësuesit e Ambasadë Keniane kanë zbritur në Shqipëri pas disa muajsh, për t’u interesuar nëse janë repsekuar pozitat e shtetases së tyre.

22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që  e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.

RonaTyra

Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi i saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu