Detaje/ Pengmarrja në autostradën Durrës-Tiranë, Indrit dhe Gentian Beqiraj dhunohen fizikisht

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në autostradën Durrës-Tiranë, i riu Indrit Beqiraj është marrë peng për 2 orë pas një sherri me 4 persona.

Burime për median bëjnë me dije se i riu ishte duke udhëtuar me vëllain e tij, Gentian Beqiraj ku dhe janë përplasur me një automjet, brenda të cilit ndodheshin 4 persona.

Shkak për konfliktin të jetë bërë përplasja në tentativë për sqarim, ndonëse policia dyshon për prishje të pazareve të drogës.

Mësohet se të dy vëllezërit kanë precedentë penalë pasi kanë qenë të prangosur në vitin 2013 për lëndë narkotike. Policia lidhur me ngjarjen e rëndë ka shoqëruar 4 autorë të dyshuar, ku raportohet se të dy vëllezërit janë dhunuar fizikisht në autostradë.

Njoftimi i policisë:

RonaTyra

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu