Deschamps ‘heshti’ një moment pankinën e Argjentinës, por ishte vetëm paralajmërimi i stuhisë!

0
Gjigandi

Stuhi në finalen e Kupës së Botës në Katar, mes Argjentinës dhe Francës. Është ai që u bë i egër në minutën e 81-të, kur Mbappé i riktheu “Blutë” te barazimi (nga 0-2 në 2-2, falë dy golave të sulmuesit të PSG-së).

Kjo përmbysje epike shkaktoi reagimin e trajnerit Didier Deschamps, i cili iu hakërrye pankinës së “Selección”, duke iu thënë ta mbyllin gojën. Pa mëdyshje, ish-futbollisti dhe trajneri i Juventusit i bërtiti disa herë në italisht stolit kundërshtar, duke vendosur gishtin para gojës. “Heshtni”, kjo është fraza e trajnerit të “gjelave”.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, foli për TF1 pas humbjes kundër Argjentinës, në finalen e Kupës së Botës 2022, që do ta kishte shenjtëruar ashtu si Pozzo te Italia, që fitoi dy Botërorë radhazi në vitet 1934 dhe 1938: “Kjo na jep edhe më shumë keqardhje, nëse do të kishim pësuar 3-0 nuk do të kishim asgjë për të thënë.

Nuk bëmë gjërat e duhura për një orë lojë. Pastaj me shumë kurajo, energji dhe kualitet e çuam Argjentinën në krizë dhe ndeshjen në shtesë. Te penalltitë, fati hyn në lojë… Nuk bëmë gjithçka siç duhej, por në këtë Botëror kishim zemër dhe energji. Kur prekim diçka dhe na ikën nga duart është edhe më e vështirë për t’u tretur. Kështu është, duhet ta pranosh humbjen.

Nëse kam bërë ndryshime kaq shpejt, ishte sepse nuk isha i kënaqur me disa. Isha i bindur se mund të bënim më mirë. Kjo nuk do të thotë që lojtarët që u zëvendësuan ishin më shumë fajtorë se të tjerët. Nuk i kishim të gjitha forcat që na duheshin, nuk do të hyj në shpjegime. Ne përmbysëm një rezultat shumë të komprometuar falë cilësisë dhe karakterit të grupit, por nuk ishte mjaftueshëm”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu