Deri në 8500 euro për person\ Kosovari braktis furgonin me 29 sirianë në Lezhë, shpallet në kërkim 

0
Gjigandi

 

Policia e Lezhës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 57-vjeçarin nga Kosova, i cili duke shfrytëzuar errësirën, braktisi furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria.

Nga hetimet rezultoi se transporti po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, për një rast të transportimit të disa emigrantëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë dhe ata të Njësisë së Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Korsia”, në kuadër të të cilit është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi kosovar, 57 vjeç, banues në Kosovë. Në Milot, Policia konstatoi se 57-vjeçari transportonte, me një furgon, drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin, ilegalisht. Nga hetimet rezultoi se kjo veprimtari kriminale po kryhej kundrejt pagesave 1000-8500 euro/person”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shtetasi ka braktisur furgonin, sapo ka parë shërbimet e Policisë, dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

RonaTyra

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

 


 

p.k\dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu