Një ndër organet thelbësore për funksionimin e duhur të trupit tonë është edhe mëlçia. Autoritetet e shëndetit thonë se mëlçia është përgjegjëse për largimin e toksinave, nxit tretjen e ushqimit të asimiluar dhe është përgjegjëse për sintezën e sheqernave, kolesterolit dhe triglicerideve.
Megjithatë, një dietë e pasur me yndyrna të ngopura dhe vakte të mëdha, përveç abuzimit me duhanin dhe alkoolin, rëndon mëlçinë dhe shëndetin. Ndaj për të shmangur dëmtimin e saj, duhet të bëni kujdes nga llojet e ushqimeve që vendosni të konsumoni gjatë ditës. Në vijim të shkrimit gjeni disa nga ushqimet që duhet të konsumohen sa më pak, pasi mund të çojnë në dëmtim të mëlçisë.
Ushqime të pasura me yndyrna të ngopura, mish i pjekur dhe produktet e qumështit.
Ushqime të pasura me sheqerna të rafinuar, të tilla si: ëmbëlsirat, produktet e pjekura, pijet me sheqer dhe miellrat e rafinuar.
Patate të skuqura, dhe ushqimet e tjera të skuqura janë po ashtu një rrezik i shtuar.
Ushqime të pasura me kripë të shtuar, si salsiçe apo perime të konservuara. Një dietë e pasur me natrium, në afat të gjatë, mund të shkaktojë cirrozë të mëlçisë.
Ushqime gjysme të gatshme dhe të konservuara, të cilat përmbajnë shumë konservues, yndyrna dhe sheqerna. Në këtë grup bëjnë pjesë ushqimet e gatuara paraprakisht, produktet e ëmbëlsirave, biskotat, supat në ngrirje ose të konservuara.
Mish i papërpunuar (i cili mund të përmbajë mikroorganizma ose toksina) ose i pjekur- Në fakt, pjesët e djegura të mishit të gatuara në skarë mund të çlirojnë akrilamid, një substancë përgjegjëse për kancerin. Prandaj këshillohet që mishi të gatuhet në avull.
Po ashtu edhe alkooli është shkaktari kryesor i dëmtimit të mëlçisë. Alkooli etilik metabolizohet në mëlçi në acetaldehid, një substancë toksike që mund të dëmtojë qelizat e mëlçisë.
p.k\dita