Pritja ka mbaruar, për të gjithë ata që duan të kenë në dorë librin me kujtime të Princit Harry tani munden.
Kopjet e librit u ekspozuan në libraritë e Britanisë së Madhe. Disa klientë pritën në rradhë me dëshirën për të marrë në dorë një kopje të librit, i cili përshkruan jo vetëm detaje personale, por edhe marrëdhënien e Princit me pjestarët e familjes mbretërore.
Libri aktualisht renditet më i shituri në faqet e internetit të Amazon në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Disa librari në stacionet e trenit në kryeqytetin britanik u hapën edhe më herët, pikërisht pas mesnatës, për t’u ofruar fansave mundësinë për të blerë librin.
Princi Harry ka dhënë një sërë intervistash televizive për të promovuar librin, tre deri më tani dhe një tjetër që pritet të dalë në SHBA në “The Late Show With Stephen Colbert”.
o.j/dita