Ekstremisti grek, Kostandin Kacifas rezulton se ka vrarë veten.
Ky është përfundimi i ekspertivës mjeko-ligjore të policisë shkencore për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës më 28 tetorit 2018. Ekspertiza e zbuluar nga shqiptarja.com, konstaton se Kacias ka marrë dy plumba.
Hetimet janë kryer nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, aty ku dosja u transferua prej muajit janar 2020.
Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit. Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.
Kujtojmë se Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi me armë efektivët e Reneas, të cilët e rrethuan në një kodrinë, në afërsi të fshatit.
Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës kombëtare të Greqisë. (Vetë)vrasja e Kacifas ngjalli tension midis dy shteteve fqinje, Shqiprisë dhe Greqisë, pasi kjo e fundit akuzonte se gjithaçka ishte kryer me qëllim.