Deklaratat e saj shkaktuan valë reagimesh! Politico: Ja pse Suella Braveraman konsiderohet si politikania më e urryer në Britani!

0
Gjigandi

Prej disa ditësh, Suella Braveman është figura politike më përçarëse, nëse jo më e urryer, në Britani, shkruan Politico.

Jo pa arsye…

Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar tha se “të pastrehët që jetojnë në rrugë kanë ‘zgjedhur’ këtë mënyrë jetese”.Deklaratat e saj shkaktuan furtunë reagimesh, në një moment kur një numër rekord britanikësh pa vuajnë rritjen e kostos së jetesës.

Për herë të dytë në muajt e fundit, disa nga kolegët e saj deputetë konservatorë kanë protestuar në Partinë Konservatore për retorikën e saj. Në shtator, pretendimi i saj se emigrantët po paraqiteshin si homoseksualë për të fituar azil, tërhoqi reagime dhe dënime nga këngëtari Elton John, ndër të tjera.

Përveç kësaj, ajo i ka etiketuar më parë ardhjet e emigrantëve si një “pushtim“, duke bërë që kryepeshkopi i Canterbury të flasë për “retorikë të rrezikshme”.

RonaTyra

Këtë herë, në një postim të një jave më parë në platformën X (ish Twitter), Braverman tha se dëshiron të ndalojë njerëzit e pastrehë që të vendosin tendat e tyre në hapësira publike.

“Ne nuk mund të lejojmë që rrugët tona të pushtohen nga rreshtat e tendave të banuara nga njerëz, shumë prej tyre nga jashtë, të cilët jetojnë në rrugë duke zgjedhur këtë mënyrë jetese ,” shkroi ajo.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu