Deklaratat e Ballës/ Presidenca: Presione të dhunshme politike ndaj organit të akuzës

0
Gjigandi

Pas deklaratave të socilaistit Taulant Balla, ka reaguar Presidenca.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

  Shkarkimi i Presidentit/ Balla: Veprimet e fundit të bëhen pjesë e vlerësimit
“Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës”, shkruan zëdhënësi Tedi Blushi në facebook.
Balla u shpreh se vendimet e fundit të presidentit duhet të futen tek vlerësimet për shkarkimin e Presidentit.
 
Reagimi i Presidencës
Deklaratat e shëmtuara dhe të dënueshme të z.Balla janë presione të dhunshme dhe të qarta politike ndaj organit të akuzës, për të mos vepruar menjëherë ndaj kallëzimit penal të depozituar dje nga Presidenti i Republikës ndaj z.Ardian Dvorani, besnikut të partisë dhe dhunuesit të vetëdijshëm të ligjit dhe Kushtetutës.
Presidenti Meta ka qenë shumë i qartë dhe KA PARALAJMËRUAR PRERË se në të ardhmen NUK DO TË TOLEROJË MË, as shkeljen më të vogël të procedurave, që synon kapjen mafioze të Reformës në Drejtësi, që tani ndodhet para një momenti historik për të dëshmuar integritetin dhe vërtetësinë e saj!
Për këdo që nuk e ka kuptuar qartë, PARALAJMËRIMI ËSHTË I PRERË:
LARG DUART NGA GJYKATA KUSHTETUESE!
TE GJYKATA KUSHTETUESE VIJA ËSHTË E KUQE, DHE ËSHTË E KUQE FLAKË!

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu