Deklarata për veriun e Kosovës, Abazoviç i del krah Ramës: Po bën të gjitha përpjekjet për një rajon në paqe

0
Gjigandi

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është i bindur se çdo përpjekje e kryeministrit Edi Rama shkon për të pasur një rajon në paqe.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviç shprehet se fokusi i kryeministrit Rama në çdo aktivitet ndërkombëtar është bashkëpunimi, paqja dhe progresi.

Pyetje: A mendoni edhe ju se veriu i Kosovës është tokë e askujt apo e Republikës së Kosovës?

Dritan Abazoviç: Mali i Zi ka njohur Kosovën në kufijtë që janë të pranueshme, si të gjithë shtetet që e kanë njohur Kosovën. Dakord jemi me çdo aktivitet të KFOR-it dhe të tjerëve që japin kontribut. Dihet se cilat janë kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor. Jam i bindur se veprimet e Ramës dhe çdo aktivitet i tij ndërkombëtar që është jashtëzakonisht i madh, shkojnë që të gjendet modaliteti, të gjendet paqe dhe të shkojmë në progres. Nuk i takoj politikanëve që do të nisë kritika ndaj Ramës pasi jam mëse i bindur se çdo veprim i tij pa marrë parasysh si intepretohet, shkon vetëm si të kemi një rajon ku ka për të qenë fokusi në bashkëpunim dhe paqe.

Kujtojmë se në një konferencë për mediat ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, formati i dialogut në BE mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më asgjë për t’i ofruar situatës. Prandaj sipas tij duhet ngritur përfaqësimi i BE-së dhe komunitetit euroatlantik në dialog.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu