Deklarata e Borrell: Plani franko-gjerman tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

0
Gjigandi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian spanjolli Josep Borell ka deklaruar se propozimi për marrëveshjen Kosovë -Serbi e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

Në një konferencë për media, ku gjendjen në veri të Kosovës e ka quajtur të rrezikshme dhe ka folur për mundësinë që BE të dërgojë më shumë trupa, Borell ka folur edhe për atë që njihet si plan “franko -gjerman: duke thënë se tani dokumenti ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare.

“Ne e kemi ofruar në tavolinë një propozim për dy liderët, të Serbisë dhe Kosovës dhe ne  e kemi përditësuar këtë propozim javët e fundit pas marrëveshjes së fundit që supozohej të ishte marrëveshje që i lë anash tensionet që lidheshin me targat dhe komunat në veri të Kosovës” ka thënë Borell.

Ai ka rikujtuar se bisedimet bazohen në vendimin e OKB’së dhe se BE është duke e implemtuar një detyrë që buron nga kjo organizatë.

“E kemi bërë këtë propozim dhe tani duhet ta çojmë përpara me urgjencë. I njoftova ministrat me përmabjtjen dhe jam i kënaqur me përkrahjen e fuqishme që e mora nga të githë ministrat për këtë inciativë që është duke e implementuar një detyrë të OKB-së, por tani është bërë propozim i 27 vendeve anatëre, jo vetëm propozoim i imi por po bëhet propoizim i 27 vendeve anëtare” ka thënë kryediplomati europian.

RonaTyra

Çfarë është propozimi franko-gjerman?

Propozimi franko-gjerman nuk është bërë publik dhe nuk dihet se çfarë përmban saktësisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, përmes deklaratave të tyre, kanë konfirmuar se kanë njohuri për një propozim të tillë.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu