Kryeministri Rama duket se e ka vazhduar ironinë e tij ndaj debatit të sotëm që pati me deputetin demokrat Gazmend Bardhi , edhe pas largimit nga parlamenti.
Në një postim në Twitter, Rama është shprehur se nuk po bëhet presion ndaj deputetëve dhe se sipas tij, atyre u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i Ramës
Jetë parlamentare.
Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!
Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?
Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjn!
Kujtojmë se gjatë senacës së sotme plenare në Kuvend, zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit ka sjellë debate mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti i PD Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sipas tij po mundohet të ndikojë në proces për të votuar si anëtar të Kushtetueses Ardian Dvoranin.
a.m/dita