Faruk Statovci dhe Abedin Zeka janë përplasur ashpër në emisionin “Kampionet”. Më vonë u raportua se të njëjtit u konfrontuan edhe pas emisionit televiziv.
Ishte një debat i tensionuar mes dy panelistëve, të cilët vazhdimisht kishin kundërshtime të mëdha mes tyre.
Ishte zotëri Zeka ai që e kërcënoi Statovcin.
“Pas emisionit të tregoj kush është më i forti”, duke i drejtuar moderatorit se pse thërret këso njerëz në debat.
Pas kërcënimit Statovci i tha se: “Le të kryhet kur dush emisioni, veç atij nalt i tutna, Zotit”.
Derisa Kanal 10 ka publikuar pamjet e kamerave të brendshme që tregojnë më qartë atë që ndodhi mes Abedin Zekës dhe Faruk Statovcit, pas përfundimit të emisionit “Kampionët”.