Dalin në treg prezervativët me fytyrën e yllit të Napolit, shpërthen stuhia në vend

0
Gjigandi

Në Gjeorgji ka shpërthyer “Kvara-mania”. Lojtari i Napolit, i cili bën një popull të tërë të ndalojë kur del në fushë, tashmë është frymëzim edhe përmes prezervativevë. Në fakt, fytyra e tij shfaqet në kontraceptivët që tregtohen në vend.

Burimet e kompanisë i thanë “Efe”: “Ne kemi shitur tashmë të gjithë stokun tonë, pothuajse një mijë prezervativë”. Bëhet fjalë për kompaninë “Aiisacondoms”, e cila punon në Gjeorgji që nga viti 2017.

E njëjta kompani vuri në dukje: “Kvaratskhelia ka fituar etiketën e të qenit njeriu më tërheqës në Gjeorgji”. Prezervativët me fytyrën e 21-vjeçarit të Napolit shiten për 2.85 dollarë secili. Kvara në Itali deri më tani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 10 asiste.

Kompania tregtare tashmë ka marrë shumë kritika në rrjetet sociale për shitjen e prezervativëve me fytyrën e lojtarit, por është përgjigjur kështu: “Nuk është fyerje, por kompliment”.

Sipas shtypit lokal, Napoli mund ta çojë “Aiisacondoms” në gjykatë për përdorimin e imazhit të një prej lojtarëve të tij pa autorizim. Katër vite më parë, e njëjta kompani u përfshi në një skandal kur nxori prezervativët me imazhin e Carina Tamarit.

RonaTyra

Në atë kohë, këshilli i qytetit të Tbilisit e çoi çështjen në gjykatë dhe kompania u detyrua të tërhiqte të gjithë prodhimin e saj nga tregu. Në atë kohë, qarqet më konservatore të vendit kaukazian e kryqëzuan kompaninë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu