Të nderuar klientë dhe qytetarë,
Me qëllim të informimit të drejtë dhe evitimit të shqetësimeve të klientëve tanë, njoftojmë të gjithë klientët e Bankës Credins që kemi qenë pre e një sulmi kibernetik, ku për pasojë një sistem periferik është prekur e më tej është izoluar duke siguruar që janë zbatuar masat më të larta të sigurisë informatike.
Stafet tona të teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë, duke njoftuar të gjitha organet rregullatore e mbikqyrëse të cilat janë duke ofruar mbështetjen maksimale.
Banka Credins i siguron të gjithë klientët, se të gjitha llogaritë dhe asetet e klientëve te saj, janë të sigurta dhe të paprekura nga ky sulm.
Banka Credins ju kërkon ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimet e krijuara duke theksuar se siguria e tyre është e garantuar.
Gjithashtu, njoftojmë të gjithë personat që publikimi i informatave personale në mënyrë të pa autorizuar përbën shkelje ligjore, prandaj edhe kërkojmë që menjëherë të ndalet shpërndarja e këtyre informatave.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin. Të gatshëm për t’ju shërbyer gjithmonë.