COVID në Kinë, rreth 900 milionë të infektuar që nga 11 janari

0
Gjigandi

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari. Raporti i Universitetit të Pekinit vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është me virus, shkruan BBC.

E para renditet provinca Gansu, ku 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar, në krye, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%). Një epidemiolog i lartë kinez ka paralajmëruar gjithashtu se rastet do të rriten në Kinën rurale gjatë vitit të ri.

Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, shtoi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve. Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre – shumë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë – përpara vitit të ri, që do festohet më 23 janar.

Kina ka ndaluar ofrimin e statistikave ditore të Covid-it që kur braktisi masat zero-Covid. Por spitalet në qytetet e mëdha – ku objektet e kujdesit shëndetësor janë më të mira dhe më lehtësisht të arritshme – janë mbushur me pacientë të infektuar pasi virusi është përhapur në të gjithë vendin. Duke folur në një ngjarje në fillim të këtij muaji, Zeng tha se ishte “koha për t’u fokusuar në zonat rurale”.

Provinca qendrore e Kinës, Henan, është e vetmja provincë që ka dhënë detaje të shkallës së infeksionit – në fillim të këtij muaji një zyrtar shëndetësor atje tha se gati 90% e popullsisë kishte pasur COVID, me norma të ngjashme të vërejtura edhe në zonat urbane dhe ato rurale.

RonaTyra

Të dhënat zyrtare tregojnë pesë ose më pak vdekje në ditë gjatë muajit të kaluar, shifra të cilat nuk janë në përputhje me radhët e gjata që shihen në shtëpitë funerale dhe raportet e vdekjeve në mediat sociale. Madje dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se Kina, e cila ndaloi raportimin e vdekjeve nga Covid nga e marta e kësaj jave, por i fshihte rastet. Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit kanë parashikuar të paktën një milion vdekje të lidhura me COVID në Kinë këtë vit. Pekini ka raportuar zyrtarisht pak më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë, shifër që nuk përputhet me të infektuarit dhe numrin e popullsisë.

j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu