Antonio Conte nuk e sheh të drejtë rifillimin e Premier League vetëm tetë ditë pas përfundimit të Botërorit të Katarit. Ai e nënvizoi këtë në një konferencë për shtyp në prag të “Boxing Day”, ku Tottenhami i tij hapi programin e javës së 15-të me ndeshjen e drekës në Brentford, një nga zbulimet e sezonit.
Kjo ndeshje përfundoi me barazimin 2-2, me londinezët që u kthyen “në jetë” pas disavantazhit 2-0. Trajneri italian nuk e fshehu qëndrimin e tij për mungesën e pushimeve të Premier League edhe për festa: “Unë nuk jam shumë i lumtur, sepse deri në 12 lojtarë të mitë ishin në Katar.
Kjo do të thotë se ne nuk jemi në drejtimin e duhur për të provuar të fitojmë diçka. Tani gjendja fizike e lojtarëve nuk është e nivelit të lartë”. Conte la të kuptohej se do të përzgjedhte vetëm lojtarët që nuk janë përfshirë në Botëror për ndeshjen e sotme, pasi tashmë kishte njoftuar se dy që ishin në finale, portieri francez Hugo Lloris dhe argjentinasi Cristian Romero, nuk do të luanin gjithsesi:
“Lojtarët që kanë qenë këtu kanë punuar për katër javë dhe tani janë në gjendje të shkëlqyer fizike. Jam i sigurt se ndihen më mirë se veteranët e pranishëm në Botërorin e Katarit”.
Rodrigo Bentancur nuk ishte në fushë për shkak të një skualifikimi. Uruguajani po përballet edhe me një problem të lehtë muskulor. Richarlison, i cili u dëmtua me Brazilin në Katar, do të jetë jashtë për të paktën një muaj, ndërsa problemi i tendinit të Lucas Moura vazhdon:
“Është një situatë e vështirë. Ai është një lojtar dhe djalë i mirë, por po punon shumë për ta zgjidhur këtë problem. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të në të ardhmen”.