Çollaku kërkesë zyrtare Autoritetit të Dosjeve: Verifikoni ‘spiunët’ e Ish-Sigurimit të Shtetit në Kuvend

0
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku në një konferencë për mediat ka njoftuar se ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për Autoritetin e Dosjeve për t’i vënë në dispozicion kopjen e dokumentave nëse nga marsi i vitit 1991 e deri më sot ka pasur bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit në parlament.

Ai shtoi se kërkesën e ka dorëzuar bashkë me listën e deputetëve që kanë qenë në parlament nga 1991 e deri më tani.

“Kam depozituar zyrtarisht kërkesën për të më vënë në dispozicion kopjen e dokumentave nëse nga marsi 1991 e deri më sot, ka pasur bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Kam depozituar kërkesën me listën e emrave të deputetëve që kanë qënë në parlament përgjatë këtyere viteve dhe pres nga momenti në moment të më vihet në dispozicion ky dokument” – tha Çollaku.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu