Kompanitë globale kanë mbyllur përkohësisht disa operacione në Izrael dhe u kanë kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia pas sulmit shkatërrues të fundjavës nga grupi islamik palestinez Hamas.
Disa linja ajrore aziatike, europiane dhe amerikane kanë pezulluar fluturimet direkte për në Tel Aviv. Më konkretisht Delta Air Lines tha se po vazhdon të monitorojë ngjarjet në rajon dhe ka marrë vendimin për të anuluar fluturimet e Tel Aviv-it të drejtuara nga Delta deri më 31 tetor ndërsa El Al do të kryente më shumë fluturime për të kthyer rezervistët në Izrael për të ndihmuar në mobilizimin më të madh në historinë e vendit.
Ndërkaq operatori i lundrimit tha se po rregullon disa itinerare në zonë dhe se mysafirët e prekur po njoftohen drejtpërdrejt kurse Karnaval ka rregulluar itineraret e saj të lundrimit dhe nuk po bën thirrje për në Izrael në këtë moment.
Sa i përket Chevron i cili është prodhuesi numër 2 i naftës dhe gazit amerikan është udhëzuar nga ministria e energjisë e Izraelit të mbyllë fushën e gazit natyror Tamar në brigjet veriore të vendit.
JPMorgan Chase, Banka e Wall Street si dhe Goldman Sachs u kanë punonjësve të tyre në Izrael që të punojnë nga shtëpia, sipas Reuters.
Ndërkaq Banka e Amerikës në Tel Aviv do të mbetet e mbyllur për momentin dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën lokale në ditët në vijim, sipas një memo të brendshme.
Morgan Stanley sipas Bloomberg Neës gjithashtu i ka thënë stafit të saj që të punojnë nga shtëpia për të ardhmen e parashikueshme.
Ndërkaq miliarderi indian Gautam Adan’s Adani Ports, operator i portit Haifa në Izraelin verior, tha se porti ishte funksional, por shtoi se po monitoronte nga afër situatën dhe është përgatitur me një plan të vazhdimësisë së biznesit ndërsa FedEx, firma globale e dërgesave ka pezulluar shërbimin e saj në vend.
Nvidia, prodhuesi më i madh në botë i çipave të përdorur për inteligjencën artificiale dhe grafika kompjuterike tha se kishte anuluar një samit të AI të planifikuar për në Tel Aviv javën e ardhshme. CEO Jensen Huang ishte planifikuar të fliste në konferencë.
H&M, kompania e veshjeve tha se partneri i saj lokal i ekskluzivitetit ka mbyllur përkohësisht të gjitha dyqanet në Izrael.
Inditex SA e Zara, bëri me dije se dyqanet e saja do të mbeten të mbyllura përkohësisht dhe afatet kohore të kthimit do të zgjaten me 30 ditë nga rihapja e tyre. Shitësi më i madh i modës në botë ka 84 dyqane në Izrael, të gjitha operojnë nën ekskluzivitet.
Eli Lilly dhe Co, kompania farmaceutike tha se po monitoron nga afër situatën në zhvillim në Izrael dhe do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë e kolegëve në dhe pranë zonave të prekura. Ajo po punon gjithashtu për të siguruar që të gjitha operacionet kritike të mbeten në vend për të siguruar një furnizim të pandërprerë të ilaçeve Lilly për pacientët në rajon