Cilët do zëvendësohen? 36 ambasadorë jashtë mandatit, 9 në moshë pensioni

0
Gjigandi

Që prej vitit 2018, Ministria e Jashtme nuk ka bërë asnjë ndryshim apo lëvizje mes ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë në botë. Duke ju referuar listës zyrtare, 36 diplomatë shqiptarë vijojnë punën përtej mandatit 3-vjeçar, rast që sipas drejtorit të Institutit të Studimeve Politike është i paprecedentë në politikën e jashtme.

“Shqipëria përbën rastin unikal në botë që diplomatët qëndrojnë prej një dekade në një vend të caktuar. Pothuajse të gjithë ambasadorët janë jashtë mandatit”, shprehet studiuesi Afrim Krasniqi.

Për këtë anomali diplomatike, Afrim Krasniqi bën përgjegjës qeverinë për emërimet politike, përplasjet institucionale dhe mosushtrimin e kërkesës së llogarisë nga Parlamenti.

Nga përllogaritjet, 9 ambasadorë të cilët vijojnë të përfaqësojnë Shqipërinë, përveçse përtej mandatit, kanë arritur edhe moshën e pensionit.

Tre seli diplomatike shqiptare funksionojnë me diplomatë të ngarkuar me punë, pasi për shkaqe politike apo përplasje institucionale, Ministria e Jashtme nuk ka arritur të marrë një dekret për të emëruarit e saj.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu