Chiara Ferragni, gati për Sanremo! 10 fustane ëndrrash që ajo mund të veshë në skenën e Ariston

0
Gjigandi

Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e 73-të të “Festivalit Muzikor të Sanremos”. Dhe nëse e imagjinojmë Amadeusin tashmë shumë të aftë dhe me eksperiencë të emocionuar , kushedi sa e emocionuar do të jetë debutuesja Chiara Ferragni, e thirrur nga drejtori artistik i festivalit, që nis zyrtarisht më 7 shkurt, për t’iu bashkuar asaj në mbrëmjen e parë dhe të fundit të eventit.

Por, le të imagjinojmë, duke pasur parasysh një zgjedhje kaq të guximshme të saj për të debutuar në TV në rolin e prezantueses në atë që – siç e dimë mirë – është eventi televiziv i vitit në Itali. Por nëse ideja për t’u përballur me një audiencë kaq të madhe – dhe le ta pranojmë të pamëshirshme – mund t’i bëjë gjunjët e saj të dridhen paksa, nga ana tjetër në një front tjetër, të mundimshëm dhe “të rrëshqitshëm” për shumë nga kolegët e saj, Chiara Ferragni mund të flejë e qetë: veshjet për t’u ngjitur në skenën e Ariston.

Në fakt, kush më mirë se ajo mund të ketë ide të qarta se çfarë të veshë për një rast kaq të veçantë? Përvoja, imagjinata, shija (dhe këshilltarët) sigurisht që nuk mungojnë dhe jemi mjaft të sigurt se ato që do të jenë zgjedhjet e Chiarës përsa i përket veshjeve, mund të jenë të duhurat.

Por “Vanity Fair” ka dashur të na argëtojë pak dhe të shfrytëzojë këtë rast të mrekullueshëm për të luajtur me të, duke sugjeruar 10 fustane ëndrrash që do të donin shumë ta shihnin t’i vishte ndërsa zbriste shkallët e Festivalit. Chiara me siguri nuk ka nevojë për këshilla…por ja 10 sugjerimet. Ku i dihet ndoshta ajo mund të veshë ndonjërin prej tyre.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu