Cher bën postimin prekës pas unazës që i dhuroi i dashuri 40 vite më i ri

0
Gjigandi

Cher ka deklaruar se do donte që nëna e saj e ndjerë të kishte parë unazën që i dashuri i saj i dhuroi së fundmi për Krishtlindje.

“U zgjova pak minuta më parë dhe gjëja e parë që mendova sapo hapa sytë, ishte sikur t’i tregoja unazën time nënës. Ajo i donte diamante”, shkroi në Twitter këngëtarja. “U përlota, por jam e sigurt që kjo është e natyrshme,” vazhdoi ajo. Nëna e saj, Holt, aktore dhe këngëtare, vdiq më 10 dhjetor në moshën 96-vjeçare.

Cher, 76 vjeç, pushtoi mediat në ditën e Krishtlindjes kur tregoi unazën që Edwards, 36 vjeç i dha asaj, gjë që ndezi thashethemet për fejesë.

Më herët duke folur për lidhjen e saj Cher tha: “Në letër, është disi qesharake(referuar diferencës në moshë).Por në jetën reale, ne shkojmë shumë mirë. … Dhe unë mendoj se ai është mjaft i pashëm.”

Cher më parë ka qenë e martuar me Sonny Bono dhe Gregg Allman në 1964 dhe 1975.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu