Charles Michel: “Zgjerimi i BE-së është një investim në paqe dhe prosperitet”

0
Gjigandi

Përpara një takimi të rëndësishëm në Tiranë të hënën, Presidenti i Këshillit Evropian thotë për BIRN se si BE-ja ashtu edhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të realizuar procesin e integrimit.

Ndërsa kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, përgatitet për një takim të nivelit të lartë që mbledh liderët e Bashkimit Evropian, shteteve anëtare të tij dhe gjashtë aspirantëve të Ballkanit Perëndimor, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i kërkon rajonit të bëjë lëvizje të guximshme në procesin e tyre të integrimit dhe që BE-ja t’i mbajë dyert hapur.

Takimi është pjesë e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, një nismë e mbështetur nga BE-ja për të nxitur bashkëpunimin rajonal midis Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për të ndihmuar përpjekjet e tyre për integrim evropian, të cilat deri më tani kanë rezultuar në disa nisma dhe angazhime.

“Procesi i zgjerimit është një investim në paqe, në siguri, në prosperitet. Ka përgjegjësi, por edhe përfitime dhe përfitimet mund të jenë më të prekshme përpara se të presim vendimin përfundimtar”, tha Michel për BIRN në një intervistë telefonike të premten. Duke folur për BIRN nga zyra e tij në Bruksel, Michel tha se takimi i së hënës do të jetë një mundësi që liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, të sqarojnë se cilat janë qëllimet tona të përbashkëta. Liderët evropianë do të jenë të pranishëm së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ne mund të identifikojmë hapat e ardhshëm, – tha Michel.

Është një moment shumë i përshtatshëm sepse Komisioni Evropian supozohet të publikojë raportin e tij në javët në vijim dhe Këshilli Evropian do të mblidhet në dhjetor, dhe gjithashtu sepse një javë më parë në Granada, Spanjë, 27 liderët e BE-së filluan diskutimin për reformat që do të nevojiten nga ana e BE-së”, shtoi ai.

 

RonaTyra

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu