Çfarë po planifikonin? Bastisje në burgun grek, kapen “mat” 12 të burgosur, mes tyre edhe Alket Rizai

0
Gjigandi

Ditën e sotme policia greke ka zhvilluar një kontroll në shtatë qeli të burgut Domokos ku vuajnë dënimin në total 17 të burgosur. Ndaj 12 personave është ngritur një tjetër dosje hetimi për shkelje të legjislacionit të burgut për mbajtjen e armëve dhe sendeve të paligjshme brenda qelisë.

Nga kontrollet e organizuara, janë zbuluar thika, kaçavida, shkopa bejsbolli, telefona dhe karikues telefoni. Mes të burgosurve të cilëve iu gjetën sende të paligjshme mësohet se është edhe shqiptari Alket Rizai. Ndaj tij nisi një hetim për shkeljen e legjislacionit të burgut.

Alket Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

Mësohet se kontrollet janë bërë në vazhdën e hetimeve për zbulimin e të dhënave mbi vrasjen e ndodhur në Nea Smyrni të Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranajas.

o.j/dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu