Çfarë po ndodh me Armando Brojën?

0
Southampton's Armando Broja celebrates scoring their side's second goal of the game during the Premier League match at St. Mary's, Southampton. Picture date: Saturday October 23, 2021. PA Photo. See PA story SOCCER Southampton. Photo credit should read: Adam Davy/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.
Gjigandi

Situata rreth Armando Brojës ka sërish dritëhije. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm.

Por futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore te Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.

Rikuperim në kohë rekord dhe tani gjithë opinion rreth Kombëtares shqiptare pyesin: Si ka mundësi që u rikuperua kaq shpejt? A mund të luante Broja të paktën miqësoren ndaj Bullgarisë për t’u përshtatur për sfidat e nëntorit me skemat e trajnerit të ri?

Përgjigje që vështirë të jepen, qoftë nga ambienti rreth lojtarit, qoftë nga stafi i Kombëtares. Edhe diçka tjetër, Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë. Dhe nëse vitin e kaluar të gjithë “kryqëzuan” trajnerin Reja, kësaj here ka dyshime për vetë lojtarin.

RonaTyra

 

p.c. / ABC24.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu