Çfarë nuk keni parë nga shtatzënia e Einxhel, por reagimi i Trixës dhe Arbanës kur e marrin vesh nuk duhet humbur!

0
Gjigandi

Mmë 12 dhjetor se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë.

Mirëpo ndonëse djali i moderatores prej disa ditësh tashmë ka ardhur në jetë, Einxhel së fundmi ka postuar në kanalin e saj në Youtube një video me një pjesë tjetër të reagimeve të familjarëve të saj kur morën vesh që ajo do të bëhej nënë.

Në video në fillim ajo me emocion të madh e ndan lajmin e ëmbël me prindërit e saj dhe vëllanë. Në fragmet Einxhel shprehet se nuk ishte aspak e lehtë emocionalisht për të t’u tregonte sidomos mamit.

Në atë kohë kur është realizuar videoja Shkira ishte plot 6 muajshe. Përpos familjes, në video është edhe reagimi i shoqeve të Einxhel, madje dhe Beatrix Ramosajt dhe Arbana Osmanit.

RonaTyra

Në një pjesë moderatorja i kujton Arbanës një moment kur ajo i kishte tërhequr hundën, duke u shprehur se pasoja e atij veprimi ishte barku i saj i rrumbullakosur.

Megjithëse fillimisht e mbajti hermetike dhe e mohoi, tanimë moderatorja Einxhel Shkira ka vendosur që të ndajë me fansat e saj të gjitha detajet e shtatzënisë. Moderatorja ka zhvilluar më herët një intervistë me revistën “Who” ku ka rrëfyer detaje nga “jeta e saj e re.”

Dhe sigurisht nuk mund të mungonte një pyetje rreth dasmës.

“Dasmën më shumë e kemi diskutuar brenda në “Big Brother”, sesa jashtë tij. Me shtatzëninë dhe tani me pritjen e djalit tonë, gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Propozimi erdhi kur më pak e prisja, sepse mendoja se mendoja se e kishim superuar si akt, duke qenë se tashmë do të bëhemi prindër. Megjithatë, atë ditë do të doja që të dy ta shijonim siç ne dimë, së bashku me miqtë tanë më të mirë, gjë e cila për momentin është jashtë mundësive të mia fizike. Do ndodhë patjetër, sepse i dua ato foto e kujtime në jetën tonë, por s’e kur, nuk di të them një ditë apo kohë të caktuar”– rrëfeu Einxhel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu